Guerot: Vizioni i Rugovës për Kosovën demokratike fitoi

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 11:38
Guerot: Vizioni i Rugovës për Kosovën demokratike fitoi

Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori francez, ka thënë se vizioni i Rugovës për Kosovën e lirë dhe demokratike e ka fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare, dhe të njëjtat mbeten burim frymëzimi.

‘‘Nderim për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike i kanë fituar atij besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbeten burim frymëzimi’’, ka shkruar ai. 


(Kosova Sot Online)