
Hamza: Çdo grua në Kosovë do të jetë e përkrahur dhe e sigurt

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka folur për planprogramin e tij për gratë dhe të drejtat e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në rrjetin social Facebook, ai ka shpërndarë një video nga një tubim që pati me gratë në kuadër të fushatës zgjedhore.
“Çdo grua në Kosovë do të jetë e përkrahur, e sigurt dhe me mundësi të barabarta”.
“Kosova është mirë kur ‘Mamirë’ janë krejt gratë dhe vajzat e Kosovës”, ka thënë Hamza.
(Kosova Sot Online)