Vjosa Osmani udhëton për në Paris

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 10:00
Vjosa Osmani udhëton për në Paris

Me ftesë të presidentit Emanuel Macron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, njofton Presidenca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.”

Osmani atje do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, ku do të jenë edhe presidenti i Francës Emanuel Macron, zv/presidenti i SHBA’së JD Vance, kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe liderë të tjerë botërorë.

“Gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.”

Osmani do të jetë edhe në darkën zyrtare në pallatin Elysee.

“Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.”

(Kosova Sot Online)