Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në Munich

  • A.P /
  • 15 February 2025 - 11:13
Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në Munich

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e përshkroi takimin si të përzemërt dhe tha se mbështetja e Kongresit amerikan për Kosovën do të vazhdojë. Osmani foli edhe për kapituj të rinj bashkëpunimi.

“Një takim jashtëzakonisht i përzemërt dhe i rëndësishëm me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

(Kosova Sot Online)