
Berisha: Fjala e zv/presidentit të SHBA ishte një paralajmërim shumë i fortë

Gjatë fjalës së tij në takimin e prezantimit të programit ekonomik, kryetari i PD-së, nuk la pa përmendur edhe fjalën e mbajtur nga zv/presidenti i SHBA JD Vance, në konferencën e Mynihut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas kryedemokratit, fjala e tij se ‘armiku është i brendshëm’ ishte një paralajmërim i ndershëm dhe shumë i fortë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Tani presidenti Trump. A mund të imagjinoni ju, një guxim mbinjerëzor që deklaron se, armiku më i rrezikshmë për SHBA-të është armiku i brendshëm. Po. Sepse armiku i brendshëm për cenonte lirinë e qytetarëve amerikanë. Nuk po e cënonte as Republika e Kinës, as Putini i Rusisë. Lirinë amerikane po e cenonin ata të cilët tundin flamurin e censurës në vendin e Kushtetutës së Lirisë.
Fatmirësisht, dhe e them këtu, ditën e fitores, të nesërmen një ish-zyrtar i administratës së Reganit, Frenk Gafni, në një radio të tij u shpreh se kjo ishte një mrekulli për Amerikën. I shkruajta një mesazh i them: Z.Gafni, kjo ishte një mrekulli për njerëzimin!
Dhe atë mesazh të Presidentit Trump e solli në mënyrën më të qartë, në konferencën e Sigurisë, më të rëndësishmen konferencë të Mynihut, zv/Presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se: për ju rreziku më kryesor nuk është Kina dhe Rusia, por është brenda jush, e keni në qëndrimin tuaj ndaj lirisë, ndaj vlerave. Dhe ky ishte një paralajmërim shumë i ndershëm, shumë i fortë.
Në qoftë se nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet. E tha shumë bukur, shumë qartë z.Jeffrey. Europa, historia ka treguar që, pa SHBA-të, nuk mbrohet vet. Fati i më i madh që ishim, ishte NATO, se sot nuk mund të dimë se ku do të ishin çizmet ruse.
Në dy luftërat e para, lumenjtë e gjakut u derdhën, por kthesa u bë kur ndërhynë SHBA-të.
Theksova këtë moment, se sa jetike vendimtare për paqen në Europë është prania e SHBA. Por sa e rëndësishme dhe vendimtare për Europën është respekti, mbrojtja e vlerave të lirisë dhe të njerëzve të lirë.
(Kosova Sot Online)