
Berisha: Drejtësi politike nuk mund të ketë në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për drejtësinë në Shqipëri dhe ndryshimi me Edi Ramën në raport me SPAK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Berisha u shpreh se ai nuk do të mbajë prokuroi politike në Shqipëri.
‘Njeri në botë që të mund të më kërkojë mua që të mbaj drejtësi politike, jo. Për drejtësi tjeëtr, në mënyrë absolute ajo do reformohet dhe do mbështetet në mënyrën më të fuqishme por kurrë me rroga 7 mijë euro’, u shpreh Berisha.
Intervista në studio:
Peka: Ku ndryshon ti dhe Rama në raport me SPAK?
Berisha: Prokurori politike unë nuk mbaj kurrë. Ta di kush të dojë. Arma më e fuqishme e diktaturës është drejtësia politike dhe unë nuk mbaj. Nqs shqiptarët pranojnë drejtësinë politike, prandaj ata largohen masivisht nga Shqipëria. Sepse ajo drejtësi politike ka shndërruar votën në farsë, drejtësi politike nuk mund të ketë në Shqipëri dhe ajo është çështje jetë a vdekje në këtë vend.
Njeri në botë që të mund të më kërkojë mua që të mbaj drejtësi politike, jo. Për drejtësi tjeëtr, në mënyrë absolute ajo do reformohet dhe do mbështetet në mënyrën më të fuqishme por kurrë me rroga 7 mijë euro.
Kjo Task-Forcë merrte 140 mijë lekë rrogën. Me akt-akuzën e kësaj Task-Force janë dënuar në dy vite 630 zyrtarë të gjitha niveleve që merreshin me prokurimet. Ministrat nuk do të merren me prokurimet dhe do ta ketë të ndaluar me ligj.
Sa janë në vitet 2022-2023, janë 199 qytetarë të dënuar. Pra më pak se 1/3 e atyre në 2007-2008.
(Kosova Sot Online)