Në Prekaz vendosen emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës

  • A.P /
  • 06 March 2025 - 10:06
Në Prekaz vendosen emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Sot në Prekaz është vendosur një simbol me emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ëndrrat e secilit prej tyre u ndalën në gjysmë. Drejtësia për këta fëmijë ende nuk është arritur.

Nxënës të shkollave fillore në Kosovë edhe sot po vizitojnë Prekazin, si edhe këtë simbol ku kanë lexuar emrat e moshatarëve të tyre të vrarë gjatë luftës.

(Kosova Sot Online)