Kanadaja hakmerret ndaj SHBA-së, kërcënon se mund ta lë Nju-Jorkun pa rrymë

  • A.P /
  • 11 March 2025 - 10:42
Kanadaja hakmerret ndaj SHBA-së, kërcënon se mund ta lë Nju-Jorkun pa rrymë

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, tha se do të bllokonte eksportet e energjisë në Shtetet e Bashkuara nëse presidenti i SHBA-ve Donald Trump, vazhdonte me planet për një tarifë doganore 25 për qind për mallrat kanadeze, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ford theksoi se nuk do të hezitojë ta rrisë këtë normë nëse është e nevojshme, duke thënë: “Nëse SHBA-ja vazhdon kështu, unë nuk do të hezitoj të ndërpres plotësisht energjinë. Më vjen shumë keq për popullin amerikan sepse ato nuk e filluan këtë luftë tregtare. Është vetëm një person përgjegjës dhe ai është Presidenti Trump”, tha ai.

(Kosova Sot Online)