Murati: Po presim certifikimin e rezultateve

  • A.P /
  • 24 March 2025 - 12:08
Murati: Po presim certifikimin e rezultateve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë konferencës së sotme është pyetur për formimin e qeverisë së re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se fillimisht do të presin përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve e konstituimin e Kuvendit.

“Në lidhje me këtë çështje po besoj vlen ajo çfarë ka thënë kryeministri. Pra që fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe mund të flasim për formimin e qeverisë”, tha Murati.

(Kosova Sot Online)