Përmbajtja e bisedimeve SHBA-Rusi nuk do të bëhet publike

  • A.P /
  • 25 March 2025 - 10:51
Përmbajtja e bisedimeve SHBA-Rusi nuk do të bëhet publike

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ofroi një përditësim mbi bisedimet me SHBA-në për Ukrainën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Rusia dhe SHBA po e analizojnë rezultatin e bisedimeve përpara se t’i marrin në konsideratë hapat e ardhshëm, shkruan The Guardian.

Në kundërshtim me pritshmëritë, ai tha se përmbajtja e diskutimeve nuk do të publikohet.

Peskov shtoi se aktualisht nuk ka plane për një telefonatë mes Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit.

(Kosova Sot Online)