
Baerbock: Mos u mashtroni nga taktikat e Putinit

Ministrja e jashtme e Gjermanisë, përshëndeti përpjekjet ndërmjetësuese të SHBA-së midis Rusisë dhe Ukrainës, por paralajmëroi që të mos mashtrohen nga presidenti rus Vladimir Putin, duke thënë se dialogu i vërtetë nuk mund të ndodhë kur armëpushimet janë të lidhura vazhdimisht me kërkesa dhe lëshime të reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Është gjithashtu mirë që Shtetet e Bashkuara po përpiqen të marrin një rol ndërmjetësues këtu. Në të njëjtën kohë, ne nuk duhet të gënjejmë veten dhe mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë që të verbohemi nga presidenti rus,” tha Annalena Baerbock në margjinat e një konference për klimën në Berlin të mërkurën.
Gjatë ditës edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë se Rusia ka kryer sulme në Ukrainë gjatë natës. Zelensky ka thënë se kjo tregon se Moska nuk po shkon drejt “paqes së vërtetë”.
Në një postim në Telegram, ai i quajti sulmet vetëm disa orë pas negociatave të armëpushimit si “një sinjal të qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë” dhe bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë, duke përfshirë sanksione të mëtejshme të SHBA.
(Kosova Sot Online)