Ministria e Jashtme s’e ka përditësuar Listën e Njohjeve, Kenia s’figuron ende

  • A.P /
  • 29 March 2025 - 13:44
Ministria e Jashtme s’e ka përditësuar Listën e Njohjeve, Kenia s’figuron ende

Ndonëse njohja nga Kenia është bërë e ditur mesditën e 26 marsit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende s’e ka përditësuar listën e shteteve që e kane njohur Kosovën edhe me Republikën e Kenias, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, njohja e fundit që figuron, është ajo e shtetit të Izraelit që ishte arritur pasi ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit.

Njohja e pavarësisë nga Kenia ka nxitur reagimin e ashpër të shtetit serb. Ambasadorja serbe në Republikën e Kenias ka realizuar menjëherë një takim me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kenias për të protestuar ndaj vendimit për njohjen e Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)