
Ja çfarë moti na pret të mërkurën në Kosovë

Moti të mërkurën në Kosovë parashikohet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima, por nuk do të mungojnë edhe periudhat me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë ditës parashihet të fryjë erë mesatarisht e fortë. Në mëngjes dhe mbrëmje mund të ketë prezencë të mjegullës.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 7 deri në 11 °C.
(Kosova Sot Online)