Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

  • A.P /
  • 03 April 2025 - 10:10
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia në raportin 24 orësh njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- Prishtinë 02.04.2025-15:00. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)