Osmani takon homologun Milanoviq: Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës

  • A.P /
  • 04 April 2025 - 08:23
Osmani takon homologun Milanoviq: Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se sot në Sofje ka takuar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo shprehet se Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.

Osmani shkruan në Facebook-un e saj se “Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”.

(Kosova Sot Online)