Vjen reagimi nga LDK’ja pas ftesës së Kurtit

  • A.P /
  • 07 April 2025 - 13:17
Vjen reagimi nga LDK’ja pas ftesës së Kurtit

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri ka folur pas raportimeve se kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për takim kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për një takim të enjten me datë 11 prill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Muhaxhiri deklaron se deri më tani nuk është i informuar për një ftesë të tillë.

”Nuk jam i informua” thotë ai.

Por, Muhaxhiri, thotë se nëse ka ardhur ndonjë ftesë, kryetari i LDK-së sipas tij, do i thërret në takim nënkryetarët dhe sekretarin e partisë për ta diskutuar këtë punë.

(Kosova Sot Online)