Haziri: Letra i është adresuar Abdixhikut dhe vetëm ai mund të deklarohet

  • a.[ /
  • 07 April 2025 - 15:00
Haziri: Letra i është adresuar Abdixhikut dhe vetëm ai mund të deklarohet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hezituar ta komentojë ftesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takim të mërkurën ose të enjten për të diskutuar për formimin e institucioneve Kuvendit dhe Qeverisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Letra është adresuar Kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet!”, tha Haziri.

Ftesa e Kurit drejtuar LDK-së vije pas takimeve që kishte zhvilluar me partitë minoritare jo serbe në objektin e Qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ishte ankuar se Serbia po ndërhynë për pengimin e formimit të institucioneve të reja përmes ndikimit te deputetët e partive minoritare jo serbe.   

(Kosova Sot Online)