Policia në Leposaviq gjen një tendë me bimë kanabisi

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 10:21
Policia në Leposaviq gjen një tendë me bimë kanabisi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një tendë e improvizuar me bimë kanabisi të mbjella në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike  me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis”, njoftoi policia.

(Kosova Sot Online)