Maqedonci takon homologun turk: Fuqizimi i industrisë së mbrojtjes ka hyrë në një fazë të re

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 14:42
Maqedonci takon homologun turk: Fuqizimi i industrisë së mbrojtjes ka hyrë në një fazë të re

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Maqedonci tha se me Gylerin folën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, shkroi Maqedonci.

Tutje, Maqedonci shkroi se blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e përbashkët, janë disa nga fushat që kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.

“Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)