Rashiq: Serbët e Kosovës që shkuan në tubimin e Vuçiqit, ishin të shantazhuar

  • A.P /
  • 14 April 2025 - 14:35
Rashiq: Serbët e Kosovës që shkuan në tubimin e Vuçiqit, ishin të shantazhuar

Të gjithë serbët nga Kosova që kanë marrë pjesë në mitingun e presidentit serb Aleksandar Vuçiq para pak ditësh, kanë qenë të shantazhuar drejtpërdrejt nga partia politike që është aksidentalisht në pushtet tash në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë sot para mediave deputeti i zgjedhur Nenad Rashiq.  

Sipas tij, pushteti serb e keqpërdor cdo serb në Kosovë.

“E keqpërdornin çdo mënyrë, jo vetëm te ne si politikan, po tek çdo qytetarë serb që jeton këtu, keni pasur rasti që të shohim edhe ju pardje që ndodhi demonstrata, mitingu në Serbi, krejt ata njerëz që kanë shkuar nga Kosova, kanë qenë të shantazhuar. Secili prej tyre. Të gjithë ata që kanë shkuar në Beograd kanë qenë të shantazhuar”, tha ai.


(Kosova Sot Online)