
Ky deputet 'kapet' duke folur me 'AK', përmend 4 vota të Listës Serbe që do ta votojnë Qeverinë

Disa mesazhe të kapura nga kamera e Klan Kosova në Kuvendin e Kosovës, tregojnë Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale A.K rreth formimit të Qeverisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aty mes tjerash ai shihet që ka shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .
Po ashtu, pyet nëse Vetoni, me shumë gjasë VETON Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”.
Tutje, ai thotë se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendeve”.
Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.
(Kosova Sot Online)