Haxhiu: Nuk ka asnjë shanse që ne të shkojmë në koalicion me PDK-në

  • A.P /
  • 18 April 2025 - 09:12
Haxhiu: Nuk ka asnjë shanse që ne të shkojmë në koalicion me PDK-në

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mohuar kategorikisht se mund të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka thënë se as PDK-ja as LDK-ja dhe as AAK-ja nuk janë partnerë koalicioni për LVV-në.

“Jo nuk ka asnjë shanse që ne të shkojmë në koalicion me PDK-në, te LDK-ja nuk shkojmë. Nuk janë partner tonë të koalicionit as PDK as LDK as AAK”, ka thënë Haxhiu. 

(Kosova Sot Online)