Putin shpall armëpushimin treditor

  • A.P /
  • 28 April 2025 - 14:26
Putin shpall armëpushimin treditor

Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim tre-ditor në Ukrainë midis 8 dhe 10 majit. Kremlini tha se pret që Ukraina t’i përgjigjet armëpushimit, por tha se do t’i përgjigjet çdo “shkeljeje”. Armëpushimi do të mbulojë Ditën e Fitores së Rusisë më 9 maj që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore, njofton The Telegraph, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Armëpushimi i dytë brenda një muaji.

Armëpushimi i papritur i shpallur nga Vladimir Putin do të jetë i dyti që do të ndodhë brenda një muaji. Armëpushimi i mëparshëm u bë gjatë Pashkëve më pak se dy javë më parë.

Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin për “2000 shkelje” dhe bëri thirrje që armëpushimi të zgjatet për 30 ditë.

(Kosova Sot Online)