
Arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar për ngacmim të një gruaje pasi ajo kishte raportuar atë në polici, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Për ngjarjen që ndodhi mbrëmë, policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë/29.04.2025-00:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shqetësuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
(Kosova Sot Online)