Konsullata e Kosovës shpreh ngushëllime për ngjerjen në Varshavë

  • A.P /
  • 08 May 2025 - 09:46
Konsullata e Kosovës shpreh ngushëllime për ngjerjen në Varshavë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas tragjedisë së ndodhur në Universitetin e Varshavës, ku humbi jetën një punonjës i këtij institucioni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një reagim zyrtar, Konsullata shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjen, të afërmit dhe kolegët e viktimës, duke theksuar mbështetjen për komunitetin akademik në këtë moment të vështirë.

Kujtojmë se një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës, të mërkurën pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet policore në Poloni. Viktima është një anëtare e stafit të universitetit, ndërsa i plagosuri është një roje sigurie.

(Kosova Sot Online)