Në Prishtinë kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 17:34
Në Prishtinë kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri

Në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia menjëherë pas pranimit të informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, në një përgjigje ka thënë se në vend të ngjarjes janë lënduar tre persona, por jo nga arma e zjarrit.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)