Imri Ahmeti: Besoj që duhet të marrim përgjegjësi

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 16:45
Imri Ahmeti: Besoj që duhet të marrim përgjegjësi

Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se s’do të vazhdojë më në pozitën e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë si shenj të marrjes së përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por edhe për shkak se nuk i përshtatet me punën që ka si kryetar i Komunës së Lipjanit.

“Nuk besoj që duhet të vazhdojë çështjen e sekretarit sepse besoj që duhet të marrim përgjegjësi”, ka thënë ai, duke shtuar se më këtë hap dëshiron të çel rrugë edhe për gjeneratat e reja.

(Kosova Sot Online)