Parashikimi i motit në Kosovë për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 12 May 2025 - 07:16
Parashikimi i motit në Kosovë për sot dhe ditët në vijim

Kjo javë në Kosovë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike, me kombinime të motit me diell dhe vranësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Moti të hënë parashihet me diell dhe vranësira, vende-vende edhe mund të ketë rrebeshe shiu dhe bubullima.

E marta do të vazhdojë me kushte të qëndrueshme, kryesisht me diell dhe vranësira, gjatë pasdites mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

Dita e mërkurë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pasdites parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima.

(Kosova Sot Online)