
Peci: Në vazhdimësi po bëjmë përpjekje për zhbllokim të situatës

Deputeti Faton Peci ka folur në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes pas dështimit të sërishëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se janë duke bërë përpjekje për zhbllokimin e situatës në Kuvend duke marrë pjesë në seancë dhe në votim.
“Në emër të Grupin Parlamentar që të shprehim keqardhje që edhe pas përpjekjes së radhës nuk kemi rezultat në zhbllokimin e gjendjes. Ne si Grup Parlamentar, në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj gjendje dhe rrjedhimisht jemi duke i kryer detyrimet tona ligjore dhe kushtetuese duke marrë pjesë në seancë dhe jo vetëm në seancë, por edhe duke marrë pjesë në proces të votimit siç është e përcaktuar me aktgjykimin e Kushtetueses”.
“Sot ka një përfolje të vazhdueshme rreth emrit. Ne ende s’kemi ardhur tek propozimi i emrit, ajo çka na duhet është ta kemi një proces të votimit të fshehtë dhe si temë është e përcaktuar në aktgjykim”.
Peci pati edhe një propozim tjetër se si mund të dilet nga zhbllokimi.
“Ne kemi vlerësuar që vullneti i njëmendë dhe ndërgjegjja që mund t’i thërrasë secili deputet mund të kontribuojë në proces të zhbllokimit të situatës. Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet”.
Ai tha se ftesa e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për PDK-në dhe LDK-në ka synuar zhbllokimin e Kuvendit.
“Në momentin kur Kurti ka ftuar partitë politike për të marrë pjesë në një diskutim, për PDK-në që e ka pranuar ftesën dhe LDK-në që e ka refuzuar ftesën dhe ka deklaruar që inst të Kosovës i duhet një marr politike. Ky takim ka pasë për synim arritjen e një marr për dakordimin për konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit nga shumica e shqiptarëve. Dihet epilogu”, tha ai.
(Kosova Sot Online)