Arrestohet një person pasi dyshohet se vodhi një veturë

  • A.P /
  • 24 May 2025 - 13:10
Arrestohet një person pasi  dyshohet se vodhi një veturë

Një 25-vjeçar me inicialet Sh.Ll. është arrestuar me dyshimin se ka vjedhur një veturë sot në mëngjes në Shtime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më 24 maj 2025, rreth orës 08:00, në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada”. Automjeti i llojit Renault  me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit”, tha policia.

Pas raportimit, policia tha se njësia e hetimeve, nën autorizim të prokurorit të shtetit, ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:30 ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. Ll.(M/K) , 25 vjeç.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Automjeti i është kthyer pronarit në gjendje të mirë dhe pa dëmtime, shtoi policia.

(Kosova Sot Online)