
Murseli: Unë vetë kërkoj dënim me burgim të përjetshëm po të vërtetohen pretendimet e Prokurorisë

Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, u deklarua sërish i pafajshëm, teksa tha se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai do të kërkojë vetë për vete dënim me burgim të përjetshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Po të vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë vetë për veten time kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, tha Murseli/
I akuzuari Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse i akuzuari Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.
(Kosova Sot Online)