Një grua është gjetur pa shenja jete

  • A.P /
  • 10 June 2025 - 11:40
Një grua është gjetur pa shenja jete

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Gurrakoc të Istogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se nga dyshimet preliminare viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 7 kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Menjëherë kanë dalë njësitet relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar për autopsi , nga hetimet preliminare dyshimet janë se ka bërë vetëvrasje”, tha Nikçi.

Viktima është e lindur në vitin 1963 dhe dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 7-8 metra.

(Kosova Sot Online)