
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim në Kosovë

Të premten, moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Temperaturat do të rriten ndjeshëm gjatë orëve të mesditës, duke krijuar kushte tipike verore në të gjithë vendin.
Edhe e shtuna do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperaturat e larta. Qielli do të jetë kryesisht i pastër, me diell të plotë gjatë gjithë ditës dhe valë të nxehtësisë që pritet të ndihet më fort në rajonet fushore dhe urbane.
E diela do të vijojë me të njëjtin ritëm, mot i qëndrueshëm, me diell dhe vapë. Temperaturat do të mbeten të larta, pa ndryshime të ndjeshme, duke e bërë këtë fundjavë një ndër më të nxehtat e ditëve të fundit.
(Kosova Sot Online)