
Kryeziu: E papranueshme sjellja e policit ndaj qytetarit

Një rast i rëndë dhune ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është sulmuar brutalisht nga një zyrtar policor, pas një përplasjeje që nisi për shkak të “mosbindjes ndaj urdhrave policor", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, reagoi ashpër duke e cilësuar të papranueshme sjelljen e policit dhe duke konfirmuar se janë ndërmarrë masa të menjëhershme ligjore, duke përfshirë këtu edhe propozimin për caktimin e masës së paraburgimit.
(Kosova Sot Online)