
Haxhiu: Qeveria e Albin Kurtit nuk bën marrëvshje të dëmshme

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot ka qenë në një seancë gjyqësore ku akuzohet për mbajtjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo iu ka thënë gazetarëve se ajo ka kundërshtuar Zajednicën.
Sipas saj, opozita aktuale nuk do të ketë nevojë të bëjë veprime të tilla sepse shton ajo “Qeveria e Albin Kurtit nuk bën marrëvshje të dëmshme”.
“Ne akuzohemi për mbajtje në pronësi të gazit lotsjellës thuajse çfarë krimi keni bërë, ato kanë qenë veprime politike për të ndalur Demarkacionin, dhe në shenjë kundërshtimi me Zajednicën, por që unë do të jemi këtu derisa të mbyllet ky proces”.
“Unë nuk besoj që me Qeverinë e Albin Kurtit do të ketë marrëveshje të dëmshme për vendin, prandaj edhe nuk besoj që do të ketë nevojë që opozita të bëjë veprime të tilla”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)