Merz mbështet sulmet e SHBA-së ndaj Iranit

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 15:35
Merz mbështet sulmet e SHBA-së ndaj Iranit

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar të hënën se nuk ka “asnjë arsye për të kritikuar” Shtetet e Bashkuara për sulmet e tyre ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një fjalimi të mbajtur para Federatës së Industrive Gjermane, raportohet se Merz ka thënë:

“Nuk ka asnjë arsye për të kritikuar atë që Amerika bëri gjatë fundjavës. Po, kjo nuk është pa rrezik. Por të lihej gjithçka siç ishte, nuk ishte një opsion.”

(Kosova Sot Online)