Abdixhiku: Kurti po flet pa fije 'inteligjence’ derisa e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

  • A.P /
  • 25 June 2025 - 12:15
Abdixhiku: Kurti po flet pa fije 'inteligjence’  derisa e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku konsideron se Albin Kurti po flet pa fije inteligjence, kur thotë se ‘opozita po ia zgjatë mandatin’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije intelegjence. Si po ja zgjasim mandatin zotit Kurti? Është jolegjitim, pa mandate, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit në të njëjtën kohë”, tha sot Abdixhiku.

 

 

Kurti dje tha se “opozita po i zgjatë mandatin”.

“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)