Një foshnje tre-javëshe ka vdekur në Skenderaj

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 10:06
Një foshnje tre-javëshe ka vdekur në Skenderaj

Një foshnje tre-javëshe ka vdekur të enjten në fshatin Kostercë të Skenderajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, në fshatin Kostercë, tha sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti është lajmëruar rreth orës 08:00.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.

Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)