Sot hera e 44’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar Kuvendin

  • A.P /
  • 09 July 2025 - 07:25
Sot hera e 44’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar Kuvendin

Sot nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është hera e 44’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”. 

(Kosova Sot Online)