Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

  • A.P /
  • 09 July 2025 - 11:52
Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur është pyetur nga gazetarët në oborr të Kuvendit të Kosovës nëse ai do të japë dorëheqje për rastet që po ndodhin me Policinë e Kosovës, konkretisht për tragjedinë në Lipjan me rastin e Agon Zejnullahut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kur është pyetur nga gazetarët, Sveçla vetëm ka buzëqeshur dhe ka vazhduar të ecë drejtë hyrjes së Kuvendit pa e thënë as edhe një fjalë.

Sveçla ka qenë i shoqëruar me ministrin Elbert Krasniqin e Nenad Rashiqin.

(Kosova Sot Online)