Protestë në Lipjan: Agon Zejnullahu u vra nga ata që duhej ta mbronin

  • A.P /
  • 12 July 2025 - 11:20
Protestë në Lipjan: Agon Zejnullahu u vra nga ata që duhej ta mbronin

Në qytetin e Lipjanit sot është mbajtur një protestë për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq tragjikisht në duart e pesë policëve të Kosovës derisa po tentonin ta arrestonin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarët e Agon Zejnullahut.

Njëra nga parullat ishte " Agon Zejnullahu u vra nga Policët e Kosovës, ja morën jetën, e rrahën dhe e lanë pa frymë...".

Ata bashkë me disa qytetarë të tjera janë mbledhur para objektit të Komunës së Lipjanit, për të lëvizur pastaj në drejtim të stacionit të Policisë në këtë qytet.

(Kosova Sot Online)