
Durmishi i VV-së: Pritet marrëveshje me Nismën

I pyetur për koalicione e takime të mundura mes Vetvendosjes dhe partive tjera, zv.ministri, Hysen Durmishi konfirmoi aludimet se kreu i VV-së, Albin Kurti do zhvilloj takim me atë të Nismas, Fatmir Limaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ka pasur takime dhe pritet të ketë, shpresoj që me pas marrëveshje sa më shpejtë e me u tejkalu kjo situatë. Marrëveshje me Nismën, ne kemi kërku me LDK-në por ata nuk po përgjigjen“, deklaroi ai.
Ndërkaq, i pyetur se a do i jepet posti i kryeparlamentarit, Limajt, Durmishi tha se e tëra kjo varet prej negociatave gjatë takimit.
(Kosova Sot Online)