
A do të takohen në fundjavë Kurti dhe Limaj?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të takohen këtë fundjavë.
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku tha se nuk është e sigurt nëse “do të jetë të shtunën apo të dielën”, por u shpreh optimiste duke thënë se “besoj që do të kemi një epilog pozitiv”.
“Java e ardhshme ndoshta ka me na dalë me një rezultat pozitiv edhe më frytëdhënës. Po dua të shpresoj edhe po besoj që do të buzëqeshim si vend dhe do ta shohim vendin me institucione”, tha ajo mbrëmë në “InfoNata” në Tëvë1.
E pyetur nëse Nisma do të bëhet pjesë edhe e qeverisë, e jo siç kishin thënë më herët se duan vetëm postin e kryeparlamentarit, ajo tha se këto çështje do të sqarohen në takimin Kurti-Limaj.
“Mendoj që janë detaje që kanë me qenë në tavolinën e bisedimeve që kanë me qenë në mes të dy liderëve dhe në këtë fazë ndoshta nuk është mirë të ngrisim tema që ka kohë për t’i diskutuar”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)