Hargreaves: Partitë të vendosin shtetin para interesave partiake

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 10:10
Hargreaves: Partitë të vendosin shtetin para interesave partiake

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se të martën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një njoftim, Hargreaves ka thënë se me Osmanin është pajtuar që ngërçi i vazhdueshëm politik do të jetë i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.

“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves.


(Kosova Sot Online)