Kadrijaj: Albin Kurti po e mban peng Kosovën

  • A.P /
  • 26 July 2025 - 14:39
Kadrijaj: Albin Kurti po e mban peng Kosovën

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar para seancës së sotme konstituive të Kuvendit se vendi po mbahet peng tash e gjashtë muaj nga Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Po shihet se Albin Kurti po e mban peng vendin tash e 6 muaj.

Është hera e parë, prej se jam deputete, që nuk kemi asnjë informacion. E kemi ditur se, nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë nesër, por kjo zvarritje për komisionin e fshehtë dhe kandidatura e Albulena Haxhiut është dëshmi se ai nuk i ka votat.

Nëse Vetëvendosje nuk ka arritur ta sigurojë shumicën e thjeshtë për gjashtë muaj me radhë, atëherë duhet të tërhiqen.”

(Kosova Sot Online)