Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra në Liqenin e Ujmanit po vazhdon

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 09:05
Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra në Liqenin e Ujmanit po vazhdon

Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ende nuk ka ndonjë gjurmë të tij. Të dielën pasdite, ai u hodh në liqenin e Ujmanit, dhe nuk u pa më në sipërfaqe.

Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar  për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka thënë mbrëmë se operacioni i kërkimit duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik vetëm nga institucionet kompetente dhe ekipet e përfshira në terren.

(Kosova Sot Online)