I riu nga Kosova që vdiq në Gjermani do të varroset nesër

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 11:14
I riu nga Kosova që vdiq në Gjermani do të varroset nesër

Një rast tragjik ka ndodhur para disa ditësh në Hamburg të Gjermanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një 31 vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën atje.

Sipas informacioneve jozyrtare, Florent Frangu, nga Sllatina e Poshtme e Vitisë vdiq si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Ceremonia e varrimit të tij do të bëhet nesër, më 1 gusht, në fshatin prej nga vjen edhe familja e tij, me fillim nga ora 17:00.


(Kosova Sot Online)