
Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga SHBA

Mediumi amerikan ‘Bloomberg’, i ka kushtuar një shkrim për letrën që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, falënderoi Kosovën për pranimin e përkohshëm të migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si një shenjë të “bashkëpunimit të fortë,” sipas presidentes së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka marrë një letër nga Trump, në të cilën ai gjithashtu shprehu dëshirën për thellimin e marrëdhënieve “në vitet e ardhshme,” shkroi ajo në një postim në Facebook të martën mbrëma.
“Në qershor, Kosova pranoi një kërkesë të SHBA-ve për të strehuar përkohësisht deri në 50 shtetas të vendeve të treta në vit, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ky vendim u përball me disa kritika brenda vendit, por u paraqit nga Prishtina si një dëshmi e aleancës strategjike me Uashingtonin”,shkruan Mediumi amerikan ‘Bloomberg’,
Departamenti Amerikan i Shtetit është në kërkim të vendeve të reja që pranojnë të deportuar, pjesërisht për shkak se qendrat e ndalimit brenda SHBA-ve janë të shtrenjta për t’u menaxhuar dhe shpesh kanë mungesë kapaciteti. Kosova i bashkohet një liste në rritje të vendeve që marrin pjesë në planin e administratës Trump, përfshirë së fundmi edhe Eswatinin dhe Sudanin e Jugut.
“Sipas Institutit të Politikave të Migracionit, një institut studimor në Uashington, rreth 1.5 milionë persona në SHBA kanë urdhra deportimi që nuk janë ekzekutuar, shpesh sepse vendet e tyre të origjinës nuk pranojnë t’i kthejnë”, shkruan mediumi amerikan ‘Bloomberg’,
(Kosova Sot Online)