Peci del me njoftim: Fermerëve të Kosovës sot iu procesuan 17.1 milionë euro

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 11:04
Peci del me njoftim: Fermerëve të Kosovës sot iu procesuan 17.1 milionë euro

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar sot se janë procesuar 17.1 milionë euro mbështetje financiare për fermerët, në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Peci e bëri publik lajmin përmes një postim  ku u shpreh mirënjohës për kontributin e bujqve në ushqimin e vendit.

"Mirëmëngjesi të dashur fermerë!

Sot u procesuan 17.1 milionë euro për ju, mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025!

Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare.

Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën".

Kjo është një nga pagesat më të mëdha për bujqësinë në këtë fazë të vitit, dhe përbën një hap konkret në mbështetje të sektorit agro-ushqimor.

(Kosova Sot Online)