Takimi Trump-Putin së shpejti, reagon Zelensky

  • A.P /
  • 07 August 2025 - 14:48
Takimi Trump-Putin së shpejti, reagon Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se Europa duhet të jetë pjesë e bisedimeve që pritet të zhvillohen mes Rusisë dhe SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me zhvillimet e fundit.

Siç shkruan “The Guardian” të dy udhëheqësit janë të mendimit se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me paqe dinjitoze.

Por gjithashtu Zelensky këmbëngul se “Europa duhet të jetë pjesëmarrësve në proceset përkatëse për përfundimin e luftës”.

“Ukraina nuk ka frikë nga takimet dhe pret të njëjtën qasje të guximshme nga pala ruse. Është koha t’i japim fund luftës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)